Aksion në Kakavijë, shqiptarit i kapen 48 kg marijuanë e një pako kokainë (VIDEO)

Një aksion anti drogë është zhvilluar ditën e sotme në aksin Kakavijë-Janinë ku janë sekuestruar 48 kg e 850 gramë marijuanë.  Burimet  bëjnë me dije se droga është kapur në vendin e quajtur Kallpaq.

Sipas mediave greke, në pranga ka rënë drejtuesi I mjetit tip “Seat Altea”, shtetas shqiptar.

Mësohet se droga u gjet në vende të improvizuara enkas në shasinë e mjetit, ku ishin futur 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gr marijuanë dhe një pako me 24.7 gr kokainë dhe u sekuestruan 300 euro dhe 1 celular. /albeu.com/