Aksidenti tragjik në Laç, këmbësori u përplas nga dy makina (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në askin Laç-Patok, ku një këmbësor është përpalsur për vdekje.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Patokut, ku këmbësori është përplasur nga dy makina.

Fillimisht këmbësori ëhstë përplasur nga mjeti i drejtuar nga Fran Meskurti, e ndërsa është flakur tutje ai ka marrë edhe një goditje të dytë nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 27.11.2023 21:38