Aksident tragjik në Kosovë: Humbin jetën 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare.

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 15:37 dhe ishin të përfshira dy automjete civile.

Ndërkohë i lënduari është dërguar për shërbim mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.


Shtuar 6.06.2021 18:25