Agron Shehaj i vendosur: Ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj i është përgjigjur kritikëve që thonë se kush nuk është me Bashën, i shërben Ramës.

Shehaj merr shembullin e një bisede mes dy demokratësh mes të cilëve njëri mbështet Bashën. Ai thotë se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret dhe ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës.

“Një intelektual i Tiranës, mbështetës i kryetarit të tanishëm, i dërgoi këtë mesazh një demokrati të thjeshtë, kritik me kryetarin: “Kush nuk është me Bashën është me Ramën.” Demokrati iu përgjigj: “Po sikur të themi se kush është me Bashën është edhe me Ramën?” Po sikur të themi se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret? Po sikur të themi që ata që mbështesin Bashën mbështesin humbjen e rradhës?”

Ata që nuk humbasin asgjë kur Partia Demokratike humbet, duan të ruajnë gjendjen siç është. Prandaj ata po përdorin tezën komuniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Me lidershipin e tanishëm PD as nuk bën dot opozitë të fortë, dhe as nuk fiton dot më kurrë”, shkruan Shehaj.

Shtuar 6.06.2021 06:06