Aksident në Tiranë, përfundon me urgjencë në spital motoristi

Një aksident ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 23 vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në  Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, ku motoristi 23 vjeç ka goditur nga pas një kamion me drejtues M. Ll duke u plagosur.

Paraprakisht i riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë rupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motor me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shtuar 16.05.2021 14:26