Napoli mposht Fiorentinën dhe “përze” Juventusin nga Champions (VIDEO)

Napoli ka mposhtur pastër me Fiorentinën me rezultatin e përgjithshëm, 0-2.

Skuadrës së Gattusos tani i duhet vetëm edhe tre pikë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe këtë pritet ta bëjnë në duelin e fundit kundër Veronas.

Në pjesën e parë, skuadrat shkuan në pushime me rezultatin baras pa gola.

Në pjesën e dytë, Napoli hyri në fushë dhe e përfundoi detyrën që kishte.

Lorenzo Insigne shënoi gol pasi humbi fillimisht penaltinë në min 56’ për ti dhënë avantazhin skuadrës.

Insigne u involvua edhe në golin e dytë, pasi dhuroi një asistim për Zielinskin në min 67’.

Këto dy gola ishin të mjaftueshëm për të marrë tre pikë në “Artemio Franchi”.

Rezultati përfundimtar, Fiorentina 0-2 Napoli.

Napoli ngjitet në vendin e tretë me 76 pikë dhe vetëm një ndeshje të mbetur.

Shtuar 16.05.2021 14:29