Aksident në Pogradec, makina përplas 11 vjeçarin

Një aksident ka ndodhur në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur një i mitur.

Ngjarja ndodhur në fshatin Memëlisht, ku  shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit teksa i mituri ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 18.06.2021 22:55