Aksident në Milot-Rrëshen, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot- Rrëshen, mjeti tip ‘Ford ‘ me drejtues shtetasin P. Ll., është përplasur me mjetin tip ‘Renault ‘ me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kurbinit/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Rrëshen, mjeti tip ‘Ford ‘ me drejtues shtetasin P. Ll., është përplasur me mjetin tip ‘Renault ‘ me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin,  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 15:47