Një aksident ëshë regjistruar mbrëmjen e sotme në Bulevardin Republika të qytetit të Korçës. Mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një mur.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit është transportuar në spitalin e Korçës, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.