Aksident në Elbasan, raportohet për dy të plagosur

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku një automjet me drejtues shtetasin H.D, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja E.H.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 27.05.2024 07:59