Aksident në Divjakë, humb jetën në vend 29-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Divjakë, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje i riu 29-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 17.01.2022 11:55