Aksident i rëndë në Milot: 3 vajza të reja nga Kosova në gjendje të rëndë (FOTO LAJM)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Fushë- Krujë Milot. Burimet zyrtare bëjnë me dije se dy mjete me targa të Kosovës janë përplasur me njëra tjetrën.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 shtetase të cilat janë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit të mëngjesit të sotëm, dhe as identitetet e personave të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 11.08.2021 08:35