Aksident në aksin Milot-Thumanë, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Milot-Thumanë pranë Fushë Mamurrasit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë janë lënduar dy persona. Dyshohet se njëra nga makinat ka goditur tjetrën, teksa udhëtonte në të njëjtën korsi.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 26.02.2023 19:27