Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen 2 makina, dy të lënduar

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korcë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë 2 mjete, e për pasojë janë dëmtuar 2 shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Pocestës”, ku dy mjete janë përplasur e për pasojë janë plagosur dy pasagjerët dhe një prej shoferëve.

Sipas policisë rrugore, njëri nga mjetet ka qenë duke lëvizur nga një shesh pushimi në anë të rrugës, për të kaluar në aksin nacional kur është përplasur nga një mjet me targa greke që po lëvizte në drejtim të Maliqit.

Sipas policisë, mjeti që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Maliqit ka qenë, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Nuk dihet nëse nga aksidenti ka të lënduar të tjerë, teksa policia po shkon drejt vendngjarjes.


Shtuar 20.03.2024 14:51