Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.

Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi A. V., 31 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:  

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë, shtetasi A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 29.03.2022 17:20