Një aksident fatal është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku një kamion me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.
Si rezultat i përplasjes, K. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, shtetasja F. B., si edhe djali i tij, shtetasi F. B., janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Sipas Policisë së Lezhës, drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
