Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Fushë Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar rëndë Serxhio Hysa, 30 vjeç, i cili ka humbur njërën këmbë. I riu është dërguar me ambulancë në spitalin e Fushë Krujës, më pas është nisur drejt Tiranës, për te Trauma, për mjekim të specializuar. Gjithashtu janë lënduar dhe dy drejtuesit e tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjeter me drejtues shtetasin E. N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com