Aksident i trefishtë në “Rrugën e Kombit”, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak më parë në “Rrugën e Kombit”. Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy perosna.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Rrëshen-Milot, pranë vendit të quajtur ura e Zogut. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Shtuar 5.05.2023 18:29