Aksident i rëndë në mes të Tiranës

Një  aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme pranë 9-të katësheve në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë për në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e aksidentit pasi shkaqet, rrethanat dhe identiteti janë ende të panjohura.


Shtuar 15.09.2021 18:37