Aksident i rëndë në Lezhë, e pëson këmbësori

Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në superstradën Torovicë-Lezhë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte aty pranë.

Për pasojë, këmbësori ka marrë lëndime të rënda dhe po dërgohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë.

Ende nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./albeu.com/