Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën drejtuesin e motorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Dajçit. Kamioni është përplasur me një motor duke shkaktuar dhe vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca, të cilët e kanë transportuar shoferin e motorit drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin, 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 10.03.2025 21:20