Aksident i frikshëm në Koplik: Dy makina përplasen kokë më kokë, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Koplik, ku janë përplasur 2 automjete.

Burimet bëjnë më dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, 1 prej tyre në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur afër me Besjonin e Ri në Koplik. Policia gjendet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë.


Shtuar 1.11.2021 11:57