“Ajo ishte 12 vjeç, unë isha 30”, deklarata e Joe Biden “trazon” rrjetin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë një deklaratë të çuditshme në një fjalim para mësuesve gjatë ditës së premte.

“Ajo ishte 12 vjeçe, unë isha 30”, u shpreh Biden, gjë që bëri që rrjeti të shpërthente në komente dhe reagime të shumta.

Presidenti amerikan ndaloi fjalimin e tij për t’iu drejtuar një gruaje në turmë dhe tha: “Duhet të më thuash përshëndetje. Ne njihemi prej kohësh. Ajo ishte 12 vjeç, unë 30.

Por gjithsesi, kjo grua më ndihmoi të arrija shumë.”

Pas kësaj deklarate të Joe Biden, reagimet kanë shpërthyer në rrjetet sociale, pasi presidenti amerikan nuk ka sqaruar se çfarë saktësisht ka dashur të thotë. Përdoruesit e rrjeteve sociale po bëjnë thirrje për një shpjegim.

Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Nëse një nga shefat e mi në punë më dëgjonte duke folur me një kolege se si ‘ajo ishte 12 vjeç dhe unë isha 30’, të nesërmen do të më kërkonin t’ua shpjegoja.”

Neë York Post shkroi në lidhje me incidentin: “Zakoni historik i Biden për të folur për gratë në publik i dha atij pseudonimin republikan ‘Creepy Joe’, megjithëse ai rrallë ka kryer akte të tilla në publik që nga hera e fundit kur kërkoi falje në 2019./albeu.com/