Shqiptarja Heidi Baci, pasi u largua nga “Grande Fratello” me kërkesë të babit të saj, gjë që solli shumë polemika, e ftuar në programin “Verissimo”, ajo ka shpjeguar se nëna e saj ka pasur një sulm paniku pasi e ka parë në vështirësi në reality show.
Këto vështirësi kishin të bënin me marrëdhënien që ajo kishte krijuar me Massimiliano Varrese. Të hënën që lamë pas, Heidi pati një përballje me aktorin e cila ka qenë shumë e ashpër.
Pas kësaj, e ftuar në “Verissimo” ajo donte të shpjegonte siç duhet atë që kishte përjetuar dhe ndjerë brenda shtëpisë së GF.
“Në fillim më intrigoi Massimiliano. Një burrë i pashëm, simpatik, kishte këtë ajrin e një njeriu serioz, që di shumë, i urtë. Pra, fjalët e mia i referoheshin një ndikimi të parë. Megjithatë, më pas situata ndryshoi”-tha ajo për aktorin.
“Këto janë deklarata shumë të forta, për mendimin tim. Sepse të dashurohesh në tre javë, të paktën nga këndvështrimi im, është e pamundur. Gjithashtu, sepse e kam refuzuar shumë herë. Doja thjesht një marrëdhënie civile, bashkëjetese me të, ku brenda një reality show është gjithashtu bukur të luash lojën. Pastaj u bë një obsesion.
Dhe nuk e përballoja dot. E quajta një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk kishte mbetur liri. Pastaj më lindi një ndjenjë faji. Ndjeva edhe ndjenjë mbrojtjeje për imazhin e tij. Dhe kështu u përpoqa të zbusja tonin, por ishte e pamundur me Massimiliano”- shtoi ajo.
Heidi më pas përfundoi duke thënë:
“Ai më shkatërroi Grande Fratello-n”.
Ajo gjithashtu fajësoi veten që nuk ngriti mure dhe nuk ishte më e ashpër dhe më e vendosur.
“Massimiliano është fatkeqësisht një shpirt i shqetësuar, dhe këto janë gjëra që nuk mund t’i rregullojë”.