Agnelli drejt dorëheqjes nga Juve, në Itali zbulojnë presidentin e ri (FOTO LAJM)

Agnelli është pranë dorëheqjes nga posti i presidentit të Juventusit.

Nuk mjafton vetëm vendimi për t’u larguar nga Superliga, por pas kaosit të shkaktuar kreu i bardhezinjëve duhet të paguajë faturën e shtrenjtë. Në Itali kanë zbuluar menjëherë personin që pritet të pasojë Andrea Agnellin. Bëhet fjalë për kushëririn e tij, Alessando Nasi.

Ky është njeriu më i favorizuar aktualisht që do të marrë kampionët e Italisë. Ndërkohë për raportet e thashethemeve Nasi është më i njohur për shkakun se është kthyer në partnerin e Alena Seredova, ish-gruaja e Gianluigi Buffon.


Shtuar 21.04.2021 17:47