Abuzoi me të miturën gjermane në plazhin grek, 25-vjeçari shqiptar tenton t’i shpëtojë akuzës duke korruptuar policinë

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Kos, Greqi, pas denoncimit të bërë nga një e mitur 17-vjeçare. Turistja gjermane u ankua se pasi takoi sulmuesin e dyshuar në ishull në orët e para të mëngjesit. Më pas ata shkuan në plazh dhe kryen marrëdhënie. Dhe, sipas dëshmisë së 17-vjeçares, kjo e fundit i ka kërkuar të ndërpresin marrëdhënien e tyre, por 25-vjeçari e ka detyruar të vazhdojnë kundër dëshirës së saj. Tashmë adoleshentja gjermane po i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor.

Pas denoncimit, i riu shqiptar u arrestua nga policia, ai mohoi të kishte përdhunuar vajzën e mitur dhe pretendoi se ajo që ka ndodhur mes tyre ka ndodhur me pëlqimin e saj . Mirëpo, 25-vjeçarinuk është mjaftuar me pretendimet e tij, por i ka ofruar “dhurata” oficerit të Policisë së Sigurimit, i cili i ka kërkuar falje para hetimit, për ta mbyllur çështjen pa akuzë!

Mirëpo, polici  nuk iu dorëzua tundimit, dhe tashmë ndaj tij rëndon dhe akuza e tentativës për ryshfet ndaj punonjësit të policië./albeu.com


Shtuar 14.08.2022 10:58