A u lirua nga burgu Cllevio pas sherrit me Noizyn? E zbulon shoku i tij i ngushtë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në shumë media sociale u raportua se reperi Keviol Ahmeti është liruar nga burgu.

Thashethemet dolën pasi sot është zhvilluar gjyqi ndaj tij, pas konfliktit që ai pati disa ditë më parë me Noizyn.

Ishte fillimisht miku i tij, Anaid Kaloti, që përmes disa postimeve në “Instagram” tha se Cllevio u lirua.

Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi shoku i ngushtë i tij, Eder Pjetra, i ka cilësuar lajmet të pavërteta.

“Nuk ka dal, janë lajme të pavërteta e kanë lanë arrest me burg”, ku edhe kërkoi lirimin e tij. “#freecllevio”.

Kujtojmë që Cllevio u arrestua nga të hënën në qytetin e Lushnjës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.