A kanë marrë fund diss-et dhe ironizimet? Don Xhoni dëgjon këngën e Noizyt

Pavarësisht pakënaqësive që ishin midis dy këngëtarëve Rigels Rajku dhe Don Xhoni-t, ky i fundit dëgjon dhe suporton këngët e Noizyt dhe këtë e ka treguar vetë ai.

Noizy dhe Don Xhoni, janë përfolur shpesh për diss-et mes tyre nëpër këngë.

Reperi nga Drenica e ka “sulmuar’ Noizyn dhe reperë të tjerë se nuk e kanë mbështetur dhe se nuk bëjnë muzikë të mirë. Noizy nga ana tjetër thotë se nuk mund të jetë në nivelin e tij dhe se mbetet ‘mbreti i hip-hopit shqiptar’. Teksa të shumta janë rastet kur dy djemtë janë thumbuar edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, Don Xhoni nuk i ka rezistuar dot këngës së re të Noizyt me Loredanën. Ai ka publikuar një video në makinë teksa dëgjon këngën e tyre. “Pak është bota”- ka shkruar ai krah postimit në Instagram referuar vargut të Loredanës e cila thotë: “E meritoj unë botën, shko merrma e falma.”

Nuk dimë të themi nëse përmes këtij veprimi Don Xhoni i ka dhënë fund keqkuptimeve me Noizy-n duke kërkuar paqe apo ishte thjesht një përjashtim për hir të shoqërisë me Loredanën për të cilën tregoi mbushtetje publikisht. Por, ky veprim rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. /albeu.com


Shtuar 19.06.2022 16:10