A duhet të vaksinohen qytetarët që e kanë kaluar COVID-19? Përgjigjet eksperti (FOTO LAJM)

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar dhe përshtatur në shqip një studim amerikan lidhur me pandeminë e koronavirusit, që i jep fund diskutimeve nëse nevojitet apo jo vaksinimi i personave që e kanë “kaluar”.

Sipas Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore të Cleveland, në Ohio, ku ka 52.000 të punësuar, 2.579 persona e kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore.

Pikërisht këta persona nuk u infektuan më, duke sjellë përfundimin se infektimi natyror ofron mbrojtje efektive kundër infektimeve të ardhshme me SARS-CoV-2.

“Individët që kanë pësuar infektim simptomatik nga SARS-CoV-2 të konfirmuar nga një laborator i besueshëm nuk kanë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi kundër COVID-19, dhe
vaksinat mund të prioritizohen në mënyrë të sigurt për t’u përdorur nga kush nuk është infektuar më parë,“-shkruan ndër të tjera mjeku. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2021 18:45