A do të bashkëpunoje me Sali Berishën nëse rimerr PD? Përgjigjet hapur Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp pas takimit me drejtuesit e qarqeve në vend. Gjatë kësaj konference kryeministri Rama deklaroi se është i hapur për diskutime dhe marrëveshje me opozitën.

Gjatë fjalës së tij kryeministri u pyet edhe në lidhje me kandidaturën e Sali Berishës për t’u rikthyer në krye të PD ku u shpreh se nuk dëshiron të komentojë por sipas tij PD është kthyer në një objekt keqardhje.

Edi Rama: Di të them se nëse do të ishin mbledhur humoristët e këtij vendi për të shkruar një pjesë me shumë seri sesi Partia Demokratike mund të katandistet në një objekt keqardhje dhe humori të zi është ajo që po ndodh në PD. /albeu.com/