A do shkarkohet Pirlos nëse nuk fiton nesër ndaj Napolit?

Juvenutus do ta shkarkoj Andrea Pirlon nëse nesër mposhtet nga Napoli.

Dy skuadrat do zhvillojnë ndeshjen e shtyrë e cila ishte programuar për t’u luajtur në muajin tetor të vitit të kaluar.

Sipas Il Corriere della Sera, ndeshja do jetë vendimtare për të ardhmen e Pirlos.

“Zonja e Vjetër” mund të shkarkojë teknikun italian nëse mposhten nga skuadra e Gennaro Gattusos.

Asistenti i tij Igor Tudor mund ta zëvendësojë deri në fund të edicionit dhe për sezonin tjetër në listë ndodhet edhe ish trajneri Massimiliano Allegri, me të cilin u takua në vikendin e kaluar edhe  presidenti i klubit Andrea Agnelli.


Shtuar 5.04.2021 19:08