8 të vdekur dhe 14 të lënduar në Koresë e Jugut, nga shirat më të rrëmbyeshëm në 80 vjet

Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën disa pjesë të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Reshjet e dendura të hënës mbrëma përmbytën rrugët, përmbytën stacionet e metrosë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin dhe provincat fqinje.

Disa zona morën shkallën më të lartë të reshjeve në 80 vjet, tha agjencia meteorologjike e Koresë.

Zyrtarët e motit thanë se shiu ka të ngjarë të vazhdojë për disa ditë.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, në pjesë të Seulit, portit perëndimor të Incheon dhe provincës Gyeonggi që rrethon Seulin, shënuan reshje shiu mbi 10 cm në orë të hënën në mbrëmje.

Të paktën 163 njerëz në Seul kanë mbetëur të pastrehë dhe janë strehuar në shkolla dhe objekte publike, sipas Yonhap./albeu.com

Shtuar 9.08.2022 08:28