7 taksa në çmimin e naftës? Ja si i përgjigjet Rama komentuesit

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarët u kanë dhënë deri dje përgjigje 12 pyetjeve që adreson qeveria shqiptare në Këshillimin Kombëtar, ku 71,923 prej 112,784 qytetarëve janë përgjigjur online.

Ndërkohë një qytetar i është drejtuar Ramës duke i thënë se përse nuk i pyet qytetarët nëse duan reduktim të 7 taksave të përfshira në çmimin e naftës.

Kreu i qeverisë i është përgjihur se nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës, ndërkohë ka shtuar se detyrimet janë njëllojë për të gjithë qytetarët që kanë makinë, nuk ka rëndësi e nget apo jo.

Komentuesi: Pse nuk i pyet këta 71 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo t’u reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?

Edi Rama: Nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës e para dhe e dyta vendet e tjera me të cilat krahasojnë çmimet ata që flasin për taksat, ato që i kanë jashtë çmimit, domethënë o i paguan kur nget makinë, o i paguan edhe po se ngave makinën, mjafton të kesh makinë. Kështu që nuk do të ndryshonte gjë për xhepin e drejtuesve të automjeteve, sepse ato detyrime në një mënyrë a një tjetër nuk hiqen.

Pse s’pyet qytetarët për reduktimin e 7 taksave në

 


Shtuar 3.02.2022 19:28