6 vdekje dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fudit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 6 vdekje dhe 19 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë shënuar; dy janë nga Shkupi dhe nga një ka pasur në Tetovë, Radovish, Kërçovë dhe Strumicë.

Gjatë këtij 24 orëshi gjithashtu janë shëruar edhe 26 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155.364 raste, prej të cilëve 148.872 janë shëruar dhe 5.435 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive është 1.057./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 14:48