49 kg “të bardhë” në kontejnerin e bananeve, çfarë po ndodh me hetimet për Selim Cekajn

Ditën e djeshme, babai i Arbër Cekajt, Selim Cekaj, u arrestua nga Policia pasi në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori u kapën 49 kilogramë kokainë.

Kontejneri ishte porosi e Çekajt dhe do të mbërrinte në magazinën e tij “Ecoalmax” në Maminas.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çëkajt, i cili gjithashtu është në qeli për kapjen e 613 kg kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia në vitin 2018.

Kështu familja Çekaj është rikthyer edhe njëherë në vëmendje për mënyrën e trafikimit të drograve të forta nga vendet e Amerikës Latine, përmes kontejnerëve me banane.

Policia e Durrësit po verifikon komunikimet e administratorit të arrestuar, Çekajt nëse ka pasur takime apo komunikime me persona te dyshimtë që mund të kenë lidhje me porosinë e lendës narkotike.

Ndërkaq, para grupit hetimor Selim Çekaj e ka mohuar të ketë lidhje me kokainën dhe është shprehur se porosia e tij ishin vetëm bananet. /albeu.com/

 

 

Shtuar 2.04.2021 10:04

Tags: ,