4 të vdekur dhe 3 të plagosur, momenti kur dy helikopterë në Australi përplasen në ajër (VIDEO)

Katër persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve që rezultoi në rrëzimin e njërit në Queensland të Australisë. Ngjarja tragjike ndodhi në orën 14:00 (me orën lokale) pranë parkut argëtues turistik Sea World në rajonin e Gold Coast.

Sipas policisë së shtetit, përplasja ishte pasojë e kontaktit në ajër që ndodhi disa sekonda para përplasjes së dy helikopterëve. Në të njëjtën kohë, është tronditëse video e përplasjes ajrore, e cila po bën xhiron e rrjetit.

 

Njëri helikopter ishte duke u ulur dhe tjetri po ngrihej kur ata kontaktuan, duke bërë që njëri të godiste në tokë dhe tjetri të ulet. Siç njoftoi zoti Worrell, të vdekurit dhe të plagosurit ishin të gjithë në të njëjtin helikopter.

Autoritetet hetimore të Shërbimit të Reagimit Emergjent po hetojnë shkaqet e rrëzimit fatal të avionit./albeu.com


Shtuar 2.01.2023 17:34