34-vjeçari në Elbasan bëhet “tapë” dhe dhunon babain

Një 34 vjeçar në Elbasan në gjendje të dehur, ka shkuar në shtëpi dhe ka dhunuar babain e tij. Policia ka bërë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe ka arrestuar 34-vjeçarin, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe ndalimi i 34-vjeçarit, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur”, thuhët në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 24.11.2021 11:38

Tags: ,