CHAMPIONS/ Atletico Madrid – Milan, formacionet e mundshme

Atletico Madrid – Milan, është një tjetër ndeshje shumë interesante që UEFA Champions League rezervon sonte në kuadër të ndeshjeve të pesta në fazën e grupeve.

Të dyja ekipet renditen në 2 vendet e fundit, me spanjollët në vendin e tretë më 4 pikë dhe italianët në fund me vetëm 1 pikë.

“Los Colchoneros” kanë shanse për vendin e dytë i cili momentalisht mbahet nga Porto, ndërsa Milani edhe pse matematika ia lejon, kualifikimi duket thuajse i pamundur.

Të dyja ekipet pritet  të rreshtohen me skemën e njëjtë, 4-2-3-1. Simeone pritet të vendosë Griezmann në majën e sulmin, ndërsa Pioli Giroud.

Sa i përket mungesave, Milani është skuadra e cila është më shumë e penalizuar pasi për këtë ndeshje nuk do të jenë të gatshëm, Rebic, Maignan, Bakayoko, Calabria, Castillejo dhe Tomori.

Simeone nuk do të ketë në dispozicion, Felix, Trippier dhe Felipe i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit.

Formacionet e mundshme:

 


Shtuar 24.11.2021 11:32