30-vjeçari i thyen xhamat e lokalit një qytetari dhe i dëmton makinë pas sherrit me të

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi pas një konflikti me një shtetas i ka dëmtuar këtij të fundit makinë dhe i ka thyer xhamat e lokalit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. D, 30 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Basha“, në fashtin Bushqesh, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, i ka thyer xhamat e lokalit si dhe i ka dëmtuar mjetin shtetasit G. D”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore./albeu.com


Shtuar 5.10.2021 08:53