Tre persona nga një familje në Tetovë kanë humbur jetën si pasoj e koronavirusit, shkruan Sloboden Peçat. Mjekja, Miranda Pajazitit ka deklaruar ata janë infektuar në dasmë, ndërsa shton se për fat të keq njerëzit nuk po i respektojnë masat, nuk vaksinohen dhe kanë imunitet të dobët.
“Kemi informata se javën e kaluar në kushte shtëpiake nga e njëjta familje kanë vdekur tre persona, babai, nëna dhe vajza. Që të tretë kanë qenë me komorbiditete të rënda, vajza e cila ka pasur 36 vite ka qenë me probleme të rënda gjinekologjike, ndërsa edhe prindërit e saj po ashtu kanë qenë me formë të rëndë të sëmundjes, babai ka pasur kancer, ndërsa nëna ka qenë me kardiomiopati. Por, edhe përkundër asaj, e dimë sigurt se nuk kanë ardhur në kontroll në spital. Do të thotë, faktori gjenetik dhe komorbiditetet janë arsyeja kryesore për këtë. Në familje nuk ka pasur persona të tjerë të sëmurë”, deklaroi mjekja Miranda Pajaziti nga qendra Covid në Tetovë.