29 raste të reja dhe asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473. Në total numri i rasteve aktive është 441.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.998 doza të vaksinës.