Florian Marku rikthehet në ring, zbulon muajin

Florian Marku pritet të rikthehet në ring gjatë muajit korrik.

Boksieri shqiptar përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar mecin e radhës.

Madje ai zbuloi edhe muajin (Korriku por jo edhe kundërshtarin.

“Mezi pres që t’ia sjellë tifozëve të mi triumfin. Në korrik do të rikthehem në ring”, ka shkruar në rrjetet sociale boksieri shqiptar.

Kujtojmë që meçin e kaluar, Marku e kishte fituar me nokaut. Ai e kishte mposhtur boksierin nga Britania, Rylan Charlton.

Shtuar 29.04.2021 11:04