2 vdekje pas vaksinimit në Shqipëri, Bino sqaron situatën: Kjo është e vërteta!

“Vaksinat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tone, ka një seri dokumentash në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen…”

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka sqaruar se nuk ka raste të fataliteteve që lidhen me procesin e vaksinimit në Shqipëri.

Duke mohuar kështu lajmet se dy persona të injektuar me vaksinën kineze kishin ndërruar jetë.

“Nuk është shkak i humbjeve të jetës vaksina. Vaksina anti-COVID të mbron nga koronavirusi, jo nga sëmundjet e tjera.

Vaksniat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tone, ka një seri dokumentash në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen.

Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombëtare, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara,”-tha Bino.