Prej 10 vitesh larg ekranit, “Kënga Magjike” rikthen këngëtaren e famshme

Pas 10 vitesh mungesë, këngëtarja shqiptare Linda Halimi po rikthehet sërish në “Këngën Magjike”, siç ka njoftuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka ndarë një foto nga prapaskenat e spektaklit, teksa i fton të gjithë ta ndjekin më 4 prill, ndërkohë që na bëri kuriozë për projektin e saj.

Në nëntor të vitit 2019, Linda hoqi dorë nga “Kënga Magjike” pasi i duhej të kthehej në Amerikë tek vajza e porsalindur.

Ajo la Amerikën për pak kohë dhe solli në këtë festival këngën “Want my love”.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe Linda goditi me performancën që dhuroi në skenë.


Shtuar 1.04.2021 19:29