15-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në aksident (FOTO LAJM)

Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Montreal të Kanadasë ndërsa u përpoq t’i vinte në ndihmë një shoferi të plagosur.

Sipas medias së huaj, Veronika Gashi së bashku me mikun e saj do të merrnin pjesë në një garë me makinash, ndërkohë që panë dy automjete që ishin përplasur.

Teksa ishte ndalur për t’i ardhur në ndihmë, makina e 15 vjeçares u godit nga një automjet tjetër garash. Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 të shtunën pasdite.


Shtuar 23.03.2021 08:50