“Puna fillon tani”, Kurti: Shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti pas zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka thënë se po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkruan se puna fillon tani.

 “Të përulur para detyrave që na presin, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës.

Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë të bashkohemi për të mirën e vendit tonë.

Dhe puna fillon tani”.

Kujtojmë se ditën e djeshme u konstituua legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës si dhe u votua Qeveria e Kosovës.

Qeveria u votua në Kuvend me 67 vota për dhe 30 kundër. Qeveria e Kurtit, ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri.


Shtuar 23.03.2021 08:47