14 viktima dhe 472 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 472 raste të reja me Covid-19 dhe 14 viktima.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve183.972 janë shëruar, kurse 6.978 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë  6719 raste aktive./albeu.com


Shtuar 19.10.2021 19:17