14 vdekje dhe 454 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 454 raste të reja me Covid-19 dhe 14 vdekje.

Gjithashtu, në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se janë shëruar nga Covid-19 edhe 236 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në të gjithë Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i epidemisë, është 206.077.

Numri i pacientëve të shëruar është 190.806, numri i të vdekurve është 7.232 dhe numri i rasteve aktive është 8.039./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 16:59