“0 alkool në vitin e parë dhe orar i kufizuar qarkullimi për shoferët e rinj”/ Amendamentet e PS për Kodin Rrugor: Hiqet përgjithmonë patenta nëse…! Rregulla dhe për monopatinat

Janë zbardhur amendamentet e propozuara nga Partia Socialiste për ndryshimin e Kodit Rrugor, ndryshime që janë propozuar nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe.

Ndryshimet parashikojnë masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht për shoferët e rinj, personat që drejtojnë automjetin pa patentë dhe ata që kapen në timon nën efektin e alkoolit.

Të lidhura

None found

Sipas amendamenteve, çdo person që kapet duke drejtuar mjetin pa patentë nuk do të mund të pajiset me leje drejtimi për një periudhë 1-vjeçare, përveç përgjegjësive që parashikon legjislacioni penal në fuqi.

Për të miturit që kapen në timon pa e marrë kurrë patentën, masa bëhet edhe më e ashpër. Ata nuk do të mund ta marrin patentën në moshën 18-vjeçare, por vetëm pasi të mbushin 20 vjeç.

Një tjetër ndryshim lidhet me drejtuesit e rinj të mjeteve. Gjatë vitit të parë të patentës, shoferët do të duhet të kenë tolerancë zero ndaj alkoolit gjatë drejtimit të automjetit. Po ashtu, propozohet kufizim i lëvizjes për shoferët e rinj deri në dy vite eksperiencë.

Ata nuk do të lejohen të drejtojnë automjetin nga ora 24:00 deri në 06:00 pa praninë e një personi të rritur që disponon patentë prej të paktën tre vitesh. Nëse drejtuesi i ri nuk kryen asnjë shkelje brenda një viti, kufizimet hiqen automatikisht. Por në rast se kryen dy shkelje gjatë periudhës së provës, faza e testimit zgjatet edhe me një vit tjetër.

Amendamentet parashikojnë edhe ulje të kufirit të shpejtësisë. Shpejtësia maksimale në autostradë propozohet të jetë 90 km/h, ndërsa në rrugët jashtë qendrave të banuara 80 km/h.
Për shkelësit parashikohen gjoba nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim patente për një muaj dhe heqje pikësh sipas akteve nënligjore në fuqi.
Një tjetër risi është ndalimi i përdorimit të celularit gjatë drejtimit të biçikletave dhe motorëve elektrikë.
Ndërkohë, për drejtuesit që kapen në timon me nivel alkooli mbi 0.5 gram/litër në gjak dhe që janë ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, propozohet heqja përfundimtare e patentës.


Shtuar më 8.05.2026 11:29

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş