Aksident rrugor në Kukës, plagosën disa persona

Një aksident ka ndodhur minutat e fundit në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Shtiqnit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar disa persona.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nxjerrë të dëmtuarit nga makina. Policia po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të lidhura

None found


Shtuar 18.04.2026 18:12